Dy javë pasi u vra nga një polic, u bënë nderimet e fundit për afro-amerikanin George Floyd. Nderimet e fundit u zhvilluan në Hjuston ku morën pjesë miq dhe të afërm të Floyd.

Të afërmit dhe shokët e George Floyd filluan të mblidhen në kishë para ceremonisë dhe shoqëruan arkivolin e artë kur po futej në kishë, ndërkohë që gazetarët ndiqnin procesin dhe pranë ishte rreshtuar një kontigjent me policë. Pas ceremonisë, policia e Hjustonit shoqëroi kortezhin deri në qytezën Pearland, ku trupi i tij do të prehet pranë nënës së tij.

Bashkia e Hjustonit u ndriçua me drita të kuqe e të verdha, ngjyrat e ekipit sportiv të shkollës së tij të mesme ku ai ishte një atlet i njohur. Qytete të tjera si Los Anxhelosi, Bostoni, Las Vegasi e Nju Jorku po ashtu u ndriçuan në ngjyra në kujtim të 46-vjeçarit që ka rizgjuar thirrjet për ndryshime rrënjësore.

Publiku pati rastin të shprehë nderime të hënën kur mijëra vetë parakaluan pranë arkivolit të hapur në homazhe. Ceremoni nderimi u zhvilluan edhe në Mineapolis ku ai gjeti vdekjen, si dhe në Karolinën e Veriut ku ai kishte lindur.

FOTO GALERI
2/10

Top Channel