Vrau të dashurën dhe qenin e saj, amerikani arrestohet në Rusi

04/06/2020 21:55

Charlene Voight u zhduk në qershor 2016, ndërsa i dashuri i saj Jeffrey Beier arriti të largohej nga SHBA për t’u vendosur në Rusi ku ka hapur familje pak më vonë.

Ish-i dashuri i gruas nga Colorado është akuzuar tashmë për vrasjen e saj në Rusi, megjithse jetonte me gruan e re dhe fëmijën e tyre.

46 vjeçarin Jeffrey Beier, u akuzua vitin që shkoi për vrasjen e 36 vjeçares Charlene Voight, por vetëm kësaj jave u arrestua nga autoritetet ruse.

Dokumentet tregojnë se Beier akuzohet për vrasje me paramendim, sulm seksual, tentativë influencimi të një zyrtari publik, prishje të provave dhe mizori ndaj kafshëve.

Akuza e fundit ka lidhje me qenin e viktimës Voight, i cili u gjet me kokë të prerë mes sendeve të saj.

Beier u arrestua fillimisht disa ditë pas zhdukjes së Voight por ishte zhdukur pas lirimit me kusht dhe larguar nga SHBA.

Tashmë nuk dihet nëse Beier do të ekstradohet për t’u përballur me akuzat në Kolorado.

Prokurori amerikan George Brauchler tha: “Askush nuk duhet të jetë i aftë t’i shpëtojë vrasjes.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel