Kërkoni mjekët më të mirë në Ortopedi? Ndërhyrjet më të vështira dhe gjithmonë me sukses vetëm në spitalin Hygeia

04/06/2020 13:56

Ekipi i mjekëve ortopedë ne spitalin Hygeia realizon me sukses ndërhyrjen e artroplastisë së gjurit
Pacientja e moshës 68 vjeçare paraqitet në spitalin Hygeia, pasi ankonte për dhimbje & për pasojë vështirësi në lëvizjen e gjurit(artikulacionit të majtë) si rezultat i dëmtimit të këtij artikulacioni.

Pas 5(pesë) vitesh trajtimi të pasukseshëm nëpërmjet fizioterapisë kombinuar me trajtimin medikamentoz me ushqyes të kërcit, pacientes i rekomandohet kryerja e ndërhyrjes kirurgjikale e artroplastisë(protezës) së gjurit si mënyra e vetme e trajtimit të problemit.

Ky dëmtim mund të shfaqet si rezultat i pranisë së patologjisë së osteoartritit si edhe në rastet e traumave të mundshme

Mjekët ortopedë të spitalit Hygeia realizuan me sukses ndërhyrjen dhe sajë profesionalizmit & eksperiencës së këtij stafi si dhe teknologjisë mjekësore që ky spital disponon, pacientja ka arritur të ecë qysh ditën e parë pas ndërhyrjes.

Qëllimi i kësaj ndërhyrje është eleminimi definitiv i dhimbjeve & për pasojë pacientja mund të ndërpresë menjëherë më pas edhe trajtimin medikamentoz.

Në një kohë relativisht të shkurtër, pra pas 4-6 javësh pacientja mund t’i rikthehet përsëri aktiviteve të përditshme si normalisht.

Tashmë pacientët që kanë probleme me sëmundshmërinë reumatizmale, artroskopitë e supit, të gjurit e të legenit mund t’u nënshtrohen ndërhyrjeve apo trajtimeve kirurgjikale, të cilat përmirësojnë ndjeshëm jetën e tyre të përditshme.

Teknikat moderne diagnostikuese dhe teraupetike në shërbim të këtyre ndërhyrjeve ortopedike sigurojnë një rezultat sa më të mirë të mundshëm. Këto lloj ndërhyrjesh e përmirësojnë në maksimum cilësinë e jetës së njeriut, ndërsa suksesi është i garantuar. Nuk ka arsye njerëzit të ngurojnë të bëjnë ndërhyrje në gju apo legen.

Ndërhyrjet ortopedike aplikohen kryesisht tek pacientët që kanë pësuar trauma automobilistike apo në vendin e punës dhe veçanërisht tek ata që merren me aktivitet fizik dhe janë më të ekspozuar ndaj problemeve që mund të shkaktohen në nyjet e trupit si në gju, supe, legen apo duar.

Në Departamentin e Ortopedisë Hygeia, sajë profesionalizmit të ekipit të mjekëve kirurgë ortopedë të kualifikuar dhe me eksperiencë, nëpërmjet aplikimit të teknikave inovative si dhe sajë aparaturave bashkëkohore që ky Spital disponon, trajtohen me sukses të gjitha llojet e patologjive ortopedike, si për të rritur ashtu dhe për moshat pediatrike të tilla si:

Frakturat e të gjitha llojeve:

Fiksime të frakturave të eshtrave të gjata nëpërmjet shtifteve intramedulare

Trajtime të traumave me teknologji të avancuar si psh:

Kirugjinë e gjurit :

Trajtime bashkëkohore të menisqeve nëpërmjet qepjes, apo zëvëndësime protetike të tyre (në rast se nevojitet)

Trajtime bashkëkohore në dëmtimet e ligamenteve të gjurit

Riinserim i LCA-së, si teknika më innovative për riparimin e tij

Ligamentoplastika nëpërmjet teknikës Anatomical Repair

Për kirurgjinë e supit:

Riparime endoskopike të tendinave të manshetës rotatore dhe fiksime të tyre me teknika të avancuara Double Roë (me dy rradhë)

Endoprotezime të këllkut (coxaefemoral) me protezat më cilësore në rang botëror (Smith & Nepheë –

R3, Zirkonium, Polarstem) si dhe ato të gjurit (Genesis 2)

Tumoret muskuloskeletale

Kirurgjitë korrigjuese të këmbës dhe mikrokirurgjitë e dorës.

Për më tepër informacion apo për të rezervuar takimin tuaj me mjekët ortopedë të Spitalit Hygeia Tiranë kontaktoni: 04 23 90 000.

 

Top Channel