Qindra dyqane janë plaçkitur gjatë protestave të zhvilluara në SHBA për vrasjen e George Floyd-it.
Të pashqetësuar nga forcat policore dhe ushtria e Gardës Kombëtare që gjenden në terren prej ditësh, grabitësit kanë gjetur kohë për të ushtuar aktivitetin e tyre kriminal. Këto grabitje, që nuk kanë asnjë të dyshuar deri më tani, kanë detyruar pronarët e dyqaneve të marrin armët dhe të vendosen në mbrojtje të pronave të tyre.
“Nuk jemi këtu për të lënduar askënd. Por kur pamë se si u plaçkit dyqani zyrtar i Apple vendosëm që të vendosemi në mbrojtje të pronave tona. Këto nuk janë protesta, por krim i pastër”, u shpreh pronari i një argjendarie.
(3/3) EXCLUSIVE: A group of alleged looters square-off against business owners in Van Nuys as police converge onto the scene. The tense moments were captured live in front of our FOX 11 news camera. https://t.co/KEbNy7SnKw pic.twitter.com/ZzZNA1tJwc
— FOX 11 Los Angeles (@FOXLA) June 2, 2020
Top Channel