Do të vendoset në 17 qershor me Komitein Ekzekutiv të programuar nga UEFA, por formula e Ligës së Kampioneve e hapur për çdo skenar, pasurohet me hipotezën e fundit. Po mendohet një fazë finale me 8 skuadra e gjitha e spostuar në Lisbonë, qyteti që është ofruar i pari dhe ofron zgjidhje optimale, për të mbyllur këtë edicion në trofeun elitar të klubeve në kontinentin e vjetër.
Stambolli që ka fituar me mund të drejtën për organizimin e finales së madhe në stadiumin Ataturk, do të heqë dorë për ndeshjen e 29 gushtit nëse UEFA sanksionon dyert e mbyllura për tifozët, dhe Gjermania me disa opsone, por edhe Doha, janë vetëofruar menjëherë. Por më shumë se të gjithë diskutimet në tavolinë, lisbona po fiton më shumë admirues për Ligën e kampioneve, me një miniturne në stil botërori klubesh që mbetet për tu vendosur nëse nis nga çerekfinalet apo gjysmëfinalet. Stadiumi për të gjitha ndeshjet është menduar Da Luz.
Ndërkohë shumë klube të mbijetuara në Champions, po ushtrojnë presion për të afruiar finalen në 22 Gusht. Kjo bëhet për të mos afruar datën me nisjet e kampionateve por has në oponencë të fortë nga platformat televizive për qëllime komerciale.
Top Channel