Ralf Gjoni në Top Talk: S’ka idiot në Shqipëri që të besojë 3 infantilë për reformën zgjedhore

01/06/2020 18:37

Në studion e emisionit “Top Talk” drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja, ishte i ftuar deputeti Ralf Gjoni. Gjatë fjalës së tij deputeti foli për reformën zgjedhore dhe tregoi aktorët që sipas tij, po e mbajnë peng këtë reformë.

Gjoni: E ardhmja e vendit është kapur peng nga interesa  të lidhura me grupe të strukturuara kriminale, që duan të mbajnë në kontroll vendimmarrjen dhe politik bërjen në këtë vend. Ato sot përfaqësohen nga tre lojtarë infantil në Këshillin Politik, të cilëve unë gjej rastin t’i uroj 1 qershorin. Duhet të kemi parasysh që ajo që po bëhet në Këshillin Politik dhe që duket se ka nevojë për ndërmjetësim ndërkombëtar, nuk është gjë tjetër veç se tymnajave apo kapsollave që hedhin ata fëmijët mistrecë nëpër lagjet e qyteteve të Shqipërisë. Të njëjtën gjë po bëjnë edhe këta, për të hequr vëmendjen nga thelbi i çështjes dhe thembra e Akilit që është ndryshimi i sistemit politik elektoral dhe depolitizimi i administratës dhe heqja e monopolit të përzgjedhjes së emrave në listat elektorale dhe hapja e listave zgjedhore me qëllim që qytetarët të zgjedhin deputetin që duan, jo listën e deleve të zgjedhur nga kryetari i partisë. Ajo që po ndodh në fakt dëshmon dhe konfirmon më në fund hapur se ku fle lepuri. Shqiptarët e kanë më të qartë se kurrë se kush po e bllokon reformimin zgjedhor.

Shqiptarët e kanë të qartë kush po e bllokon Reformën Zgjedhore dhe paralelisht edhe implementimin e Reformës në Drejtësi. Unë besoj që të dyja janë të lidhura shumë ngushtë. Këto janë tre partitë kryesore në vend, Partia Socialiste, Partia Demokratike dhe fatkeqësisht me shumë dhimbje më duhet ta them edhe Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila po mbyll gojën për atë kauz që në fund të fundit e përqafoi që në 2008. Unë dje kam reaguar në darkë duke i bërë thirrje të gjithë ndjekësve të mi në Facebook, në rrjete sociale, duke i bërë pyetjen më të thjeshtë që ka sot çdo shqiptar i pavarur dhe i ndershëm dhe që don një ndryshim në këtë vend. A ka mbetur më idiotë që të besojë se këta tre individë, që janë futur në Këshillin Politik mund të jenë të sinqertë për t’i siguruar lirinë e votës qytetarëve shqiptar”, u shpreh Gjoni.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA