Përballë shkollës, këndit të lodrave dhe jo vetëm, por edhe në hyrje të shkollës gjendet i afishuar emri i saj si një dëshmi se diçka po ndodhte në lagjen ku ajo jetonte dhe në shkollën ku prindërit e kishin dërguar për të mësuar.

I ati i 15-vjeçares kërkon ndihmë që e bija të rehabilitohet pasi ajo është mbyllur brenda.

Teksa prokuroria dorëzoi kërkesën në Gjykatë dhe kërkoi arrest për ish rojën dhe tre të rinj, të dyshuar për abuzim seksual, njëkohësisht hetimet janë shtrirë edhe në shkollën ku vajza mësonte. Por banorët mendojnë se ish roja ishte problematik ndaj dhe ja drejtojnë gishtin prindërve.

Në lagje është afishuar “mirë se erdhe në ferr”, dhe jeta e vajzës ishte kthyer vërtet e tillë, ajo shantazhohej prej kohësh përmes videove intime nga të dyshuarit.

Për më tepër ndiqni kronikën e përgatitur nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA