Starmer largohet nga drejtimi i qeverisë, Andy Burnham shpall kandidaturën për kryeministër të Britanisë

22/06/2026 13:17

Pas dorëheqjes së Keir Starmer nga drejtimi i qeverisë, Andy Burnham ka konfirmuar se do të kandidojë për ta zëvendësuar atë në postin e kryeministrit të Britanisë së Madhe.

Burnham, një nga figurat më të njohura të Partisë Laburiste, reagoi përmes një deklarate në rrjetet sociale, ku falënderoi Starmerin për shërbimin dhe udhëheqjen e tij. “Keir i ka shërbyer shumë vendit tonë dhe dua ta falënderoj për udhëheqjen dhe përkushtimin e tij gjatë një periudhe shumë sfiduese”, shkroi Burnham.

Ai tha se procesi i zëvendësimit duhet të zhvillohet në mënyrë të rregullt dhe me përgjegjësi, duke konfirmuar se do të jetë pjesë e garës. “Do të paraqitem në këtë proces”, deklaroi ai.

Burnham theksoi se prioritetet kryesore duhet të jenë ekonomia, kostoja e jetesës, shërbimet publike, strehimi dhe mundësitë për brezin e ri. “Vendi kërkon stabilitet, seriozitet dhe një fokus të vazhdueshëm te çështjet që kanë më shumë rëndësi”, tha ai.

Gara për drejtimin e Partisë Laburiste dhe postin e kryeministrit pritet të nisë pas largimit të Starmerit, ndërsa partia përballet me presion për të rikthyer besimin e qytetarëve dhe për të ruajtur qeverisjen.

Top Channel