Katër të arrestuarit e dosjes së pagëzuar si “Volvo 4”, Astrit dhe Altin Avdylaj, Hajri Seferi, Saimit Gjepalaj dhe shtetasi italian Giovani Di Cosimo kanë futur në luftë të ftohtë drejtorin e përgjithshëm të burgjeve Agim Ismaili dhe drejtorin e paraburgimit 313, aty ku mbahen të pesë të dyshuarit.
Shkak është bërë zbulimi i një telefoni në qelinë e tyre që më pas ka precipituar dhe ka sjellë sherr.
Por ndërsa drejtori i 313 ka vendosur masën ndaj të pesë të paraburgosurve për të qëndruar në regjim të posaçëm me afat një muaj, njëherësh disa orë më vonë numri një i burgjeve e ka rënduar dorën dhe ka kërkuar burg brenda burgut me afatin e dy muajve. Në këtë mënyrë , të dënuarve u janë dhënë dy masa.
Kjo përplasje tashmë është kthyer objekt gjykimi dhe u shqyrtuar nga gjyqtarja Migena Laska e cila dëgjoi versionin e prokurorit që deklaroi në seancën me dyer të mbyllura se të paraburgosurit u përplasën me forcat speciale menjëherë sapo ata zbuluan një aparat telefoni në parvazin e një qelie, aparat për të cilin kërkuan të mësonin se kush ishte pronari.
Por më tej situata është agravuar mes Avdylajve dhe policisë së burgjeve për të cilët jo zyrtarisht burgjet thonë se reaguan për të mbrojtur një tjetër të paraburgosur që thuhet se është pjesë e të njëjtës dosje.
Pavarësisht këtyre versioneve avokatët refuzojnë dhe mohojnë që diçka e tillë të ketë ndodhur. Madje ata i konsiderojnë klientët si model.
Të hapen kamerat e sigurisë, ata ishin të prangosur, si i rrahën forcat speciale të burgjeve, tha avokati.
Top Channel