“Nga topolake në super yll”/ 20 vjeçarja tërbon meshkujt me format bombastike

29/05/2020 21:02

Një studente që tashmë ëndërron të bëhet një modele e famshme, zbuloi se në të kaluarën ka qenë tepër e shëndoshë. Tori White, 20 vjeç, nga Liverpool u shpreh se në të kaluarën ka qenë një “vajzë topolake”. Plot 108 kilogramë tregonte peshorja kur ajo ishte vetëm 16 vjeçe. Ndërkaq, Tori rrëfen se moshatarët e tallnin për shkak të peshës së saj trupore, për t’i dhënë fund bullizimit të tyre, ajo vendosi që të dobësohej.

“Unë kam kaluar një siklet të madh. Ishte e tmerrshme. Shëndeti im mendor ishte dëmtuar së tepërmi prej bullizimit. Ngacmohesha shumë nga moshatarët e mi. Ndihesha e izoluar, e mbyllur në vetvete, nuk qëndroja kurrë me vajza të tjera sepse nuk ndihesha si ato. Në moshën e adoleshencës teksa të gjithë krijojnë pëlqimet e para, mendja ime punonte vetëm për një gjë, si të dobësohesha”, tha Tori.

Në të 16-tat e saj, Tori vendosi që të aplikonte një dietë strikte në mënyrë që të humbiste në peshë dhe thotë që për t’ju përmbajtur dietës, ka zhvilluar një “luftë” me vetveten. Ajo ja doli sepse për katër vite ka humbur plot 64 kilogramë dhe tashmë peshon vetëm 55 të tilla.

“Hoqa dorë nga ushqimet e mia më të preferuara dhe vendosa të ushqehem shëndetshëm. Ndryshova sasinë e pjatës dhe më dukej sikur kisha më shumë në të kaluarën në mënyrë që të ndihesha e ngopur”, u shpreh 20-vjeçarja.

Teksa tani ka arritur një peshë optimale dhe është ka formësuar një bukuri mahnitëse qëllimi i vetëm i Torit është të fitojë “Mis Anglinë”.

“Nëse do të fitoja Mis Anglinë do të kisha një audiencë të madhe për të përhapur mesazhin tim, për të thënë që të gjithë njerëzit janë të bukur pavarësisht si duket apo çfarë madhësie trupore kanë”, u shpreh Tori.

FOTO GALERI
1/17

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA