Ka përfunduar mbledhja e Reformës Zgjedhore.
Damian Gjiknuri foli për disa nga çështjet që nuk po bihet dakord me PD.
“Kemi rënë dakord në parim , për implemtimin shkallë shkallë të implemtinimit të teknologjisë, por PD insiston te e saja, prandaj nuk po biem dakord. Edhe për depolitizmin e administratës. Kemi ndarje. Për çështjet e tjera, kamerat rolin e policisë së shtetit, financimit për të gjitha këto jemi ok. Nëse ka konsensus është e mundshme”, tha ai.
Më tej shtoi”
“Administrata është e mundshme nëse biem dakord për skemën që rekrutimi të jetë i hapur, jo vetëm administrata, por shtetas me diplomë apo vitin e fundit në universitet ka të drejtë, komisionerët të zgjidhen rastësisht. Garancia ekstra që partitë të kenë përfaqësues politikë por jo vendimmarrje. Të kenë mundësi të mbajnë shënime dhe të kundërshtojnë, por jo vendimmarrje. Nuk e di pse e kundërshton PD-ja. PD-ja do skemën e politizuar dhe akuzon vetë se nuk ka funksionuar se janë mbushur kutitë janë shitur zgjedhjet. Do ishte më e ndershme ta thoshte hapur. Nuk është depolitizm të çosh një të zgjedhur nga administrata dhe pjesa tjetër të jetë politike, pra qengji dhe ujqërit aty politikë. Këto çështje duan më shumë vullnet”.
Top Channel