“Nuk i dha paratë”/ Grabitësi tenton të djegë me benzinë recepsionistin

28/05/2020 06:54

Një burrë në Teksas të SHBA-ve, i vuri flakën tryezës së një recepsionisti në një hotel, teksa po përpiqej që ta grabiste atë. Pamjet e sigurisë kanë regjistruar të gjithë momentin e tmerrshëm.

Në të shihet një burrë i cili kërcënon recepsionistin duke i thënë se do ta digjte për së gjalli nëse nuk i jepte të gjithë paratë. Në video shikohet se grabitësi spërkat me benzinë punonjësin dhe tavolinën e tij të punës.

Në momentin që recepsionisti nuk iu përgjigj kërkesës së grabitësit për t’i dhënë paratë, ky i fundit ndez një çakmak dhe i vendos flakën tavolinës, ndërsa punonjësi arrinë të shpëtojë mrekullisht.

Ndërkohë raportohet se agresori ka arritur që të largohet nga vendngjarja ndërsa policia është vënë në ndjekje të tij. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotot e mëposhtme.

FOTO GALERI
2/8

Top Channel