Hashim Thaçi reagon për herë të parë pas dënimit me 25 vite burg nga Gjykata në Hagë: Mohoj çdo përfshirje në vrasje, do ta apeloj vendimin
17/09 18:39
Gjykata Kushtetuese në Kosova në mbrëmje mori vendimin duke i dhënë të drejtë presidentit Hashim Thaçi në dekretin e formimit të qeverisë së re.
Për këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese ka reaguar edhe Ambasada Amerikane në Kosovë.
“Shtetet e Bashkuara u bëjnë thirrje të gjitha institucioneve dhe partive politike të zbatojnë vendimin e sotëm dhe të gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Ne kërkojmë nga të gjithë liderët të punojnë së bashku për një tranzicion të rregullt në interes të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit për të gjithë qytetarët e Kosovës”, thuhet në njoftim të ambasadës së SHBA-së në Kosovë.
Top Channel