Komisioneri për Zgjerim zbardh bisedën me Bashën: Thelbësore për Shqipërinë mbyllja e Reformës Zgjedhore

28/05/2020 11:23

Komisioneri për Zgjerim Oliver Varhelyi në një status në twitter ka dhënë detaje nga një bisedë që ka psur me kreun e PD Lulzim Basha.

Varhelyi thotë se thelbësore për Shqipërinë është mbyllja e Reformës Zgjedhore.

“Fola me Lulzim Bashën sot. Mirëpresim rinisjen e punës në Këshillin Politik. Është thelbësore për Shqipërinë dhe rrugën drejt BE që kjo reformë të mbyllet pa vonesë“, shkruan ai.

Ndërkohë kreu i PD u shpreh për bisedën në fjalë: Bisedë shumë e frytshme me Komisionerin për Zgjerimin, OliverVarhelyi. E falënderova për mbështetjen e tij dhe theksova përpjekjet e Partisë Demokratike për të kontribuar për reformën zgjedhore. Nënvizova se vullneti politik është vendimtar si për ta përfunduar reformën, edhe për të garantuar zgjedhje demokratike, të lira nga shitblerja e votës dhe nga ndikimi i krimit të organizuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA