E trishtë/ 15-vjeçari godet disa herë me çekiç motrën pesë vite më të vogël, shkak u bë një tablet

28/05/2020 22:48

Një djalë 15-vjeçar ka pranuar se ka vrarë motrën e tij pesë vite më të vogël, pas një grindje që patën për përdorimin e tabletit (mjet elektronik).

Vajza e quajtur Luda, u dhunua për vdekje nga vëllai, në shtëpinë e tyre në qytetin verior të Kazakistanit Taraz. Ajo u gjet me kafkë të thyer dhe humbi jetën teksa po dërgohej me urgjencë për në spital. Banorët e zonës thonë se fëmijët e nisën grindjen që në oborrin e shtëpisë së tyre dhe të bërtiturat “pushtuan” të gjithë lagjen.

“I dëgjova duke debatuar për një tablet dhe bash që Aleksi po mbante një çekiç në dorë”, u shpreh banorja Shynar Myrzakhmetova.

Aleks besohet se dëshironte të përdorte tabletin për të luajtur, ndërsa e Luda për të zhvilluar mësim online. Raportohet se Aleksi priti që të motrën ta zinte gjumi dhe më pas e ka goditur disa herë me çekiç. Më pas ka marrë trupin e saj dhe e ka hedhur pranë oborrit të një fqinji. Aleksi dyshohet se ndërroi rrobat dhe njoftoi prindërit për mungesën e motrës në shtëpi. Prindërit së bashku me Aleks, nisën kërkimet dhe kur  panë trupin e vajzës njoftuan autoritetet.

Ndërkohë raportohet se Aleks mund të dënohet deri në 15 vite burg, shkruajnë mediat e huaja.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA