Trump kërcënon mediat sociale pasi Twitter kategorizon pretendimet e tij si “të pasigurta”

27/05/2020 18:48

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar sot të vendosë “rregullatorë të fuqishëm” ose të mbyllë platformat e mediave sociale që nuk përmbushin standardet, një ditë pasi rrjeti Twitter për herë të parë vendosi në një prej postimeve të tij, etiketën automatike që paralajmëron për dezinformim, në lidhje me votën postare në SHBA.

Trump komentoi mëngjesin e sotëm: “Republikanët besojnë se mediat sociale kërkojnë të bëjnë të heshtin zërat konservatorë në favor të atyre liberalë. Prandaj ne do të vendosim rregullatorë të fuqishëm ose do t’i mbyllim ato që diçka e tillë të mos ndodhë kurrë.”

Trump përsëriti gjithashtu komentet e tij për votën postare në SHBA, e cila mund të zgjerohet edhe më shumë atje prej epidemisë së koronavirusit. Republikanët besojnë se zgjerimi i përdorimit të votës me postë mund të jetë në dëm të tyre.

Trump edhe në të kaluarën ka kërcënuar mediat me censurë por nuk i ka shkuar në fund kërcënimeve.

Në vitin 2018 një gjykatës federal vendosi që presidenti që presidenti nuk mund të bllokojë njerëz nga llogaria e tij në Twitter, pasi kjo shkel të drejtën e tyre sipas Amendamentit I, për të marrë pjesë në një forum publik.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel