Trafiku i paligjshëm i emgrantëve ekziston edhe në shumë vende të tjera. Por Shqipëria është vendi më i pëlqyer. Janë disa arsye për këtë. Një emigrant që niset ilegalisht nga Egjipti apo Libia, drejtë Europës duhet të bëjë një rrugë të gjatë. Nëse niset nga deti rruga zgjat për shumë ditë dhe mund të jetë e rrezikshme. Përveç kësaj, ai duhet të paguajë shuma të mëdha parash, që shkojnë deri në 30-40 mijë euro për një person.
Nëse niset nga toka, ai duhet të kalojë të paktën 5 shtete të ndryshme ilegalisht derisa të arrijë në Europë. Atëherë zgjidhje vjen duke përdorur Shqipërinë si tranzit. Ai nuk ka nevojë të vijë ilegalisht këtu. Ai paguan trafikantët me 4 mijë apo 5 mijë euro, hap një biznes fantazëm dhe maskohet si investitor. Pastaj ai zbret avionit në Rinas me kokën lart, sepse është me letra të rregullta.
Nëse tani ai tani ikën ilegalisht Europën e ka shumë afër. Italia është vetëm pak orë me gomone dhe 5 mijë euro të tjera plus. Në total, një emigrant arab ka harxhuar rreth 10 mijë euro dhe ka zvogëluar rreziqet në maksimum. Nuk i duhet të kalojë në për male dhe as të lundrojë 10 ditë në det e të paguajë mbi 30 mijë euro.
Shqipëria nuk i kontrollon këto biznese fantazëm. Në vendet e tjera të Ballkanit, nuk do guxonte dikush të hapte një biznes duke bërë deklarata të rreme të adresave dhe të dhënave kryesore.
Këtu mungon kontrolli dhe prandaj këta emigrant parapëlqejnë të vijnë në Shqipëri. Kostumi i një investitori të rremë, është më komod për ta se rruga në këmbë nëpër male.
Top Channel