Përleshje në protestat kundër luftës me Iranin, policia izraelite arreston të paktën 18 persona
Përpos të gjithë izolimit, viktimave dhe infektuarve një nga të mirat që solli kjo pandemi është përmirësimi i cilësisë së ajrit. Kjo gjë është dukur më së shumti në dete, por edhe në mjegullnajat e krijuar mbi “kurorën” e qiellit e cila këto kohë për shkak të izolimit ka qenë më e tejdukshme. Izolimi i COVID-19 ka lënë shenjat e saj pozitive edhe në Turqi, më konkretisht në Stamboll.
Deti i zi, që përshkon mes për mes “Urën e Bosforit”, është parë tejet i kaltërt kohët e fundit, pamje kjo që në të kaluarën vështirë se e gjeje.
Megjithatë duhet theksuar fakti që Turqia vijon të mbetet ende një vatër aktive e koronavirusit dhe vendi ende është duke ndjekur masat strikte për të parandaluar përhapjen a pandemisë. Kujtojmë që deri më tani në Turqi janë regjistruar 159,797 të infektuar, ndërsa 4,431 të tjerë janë shpallur të vdekur, shkruajnë mediat e huaja.
Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotografitë e mëposhtme.
Top Channel