Pamje të reja tregojnë se George Floyd nuk i rezistoi arrestimit para se vritej nga policia në SHBA

27/05/2020 20:06

Teksa protestat vazhdojnë në qytetin amerikan të Minneapolis për vrasjen një ditë më parë të George Floyd gjatë arrestimit nga policia, të tjera pamje po dalin në media ku tregohet momenti kur Floyd nxirret nga makina e tij dhe prangoset, para se të mbahet përtokë me këmbën mbi kokë, dhe më pas të vdesë.

Video e publikuar nga rrjeti amerikan Fox 9 tregon pamjet e kameras së një makine tjetër ku 46 vjeçari zezak amerikan nxirret me forcë nga Mercedes-Benz.

Në një tjetër video nga kamerat e një restoranti shihet Floyd i prangosur pas një muri, dhe dy oficerët që shkojnë te makina e tyre.

Këto video i paraprijnë imazheve të tmerrshme kur polici i bardhë i merr jetën të arrestuarit të tij duke i mëshuar me gju prapa koke për më shumë se 7 minuta.

Megjithse Floyd dëgjohet që ankohet se nuk merr dot frymë oficerët nuk ndaluan kapjen që i shkaktoi vdekjen.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel