Mbi 370 mijë të infektuar dhe afro 4 mijë vdekje/ Koronavirusi, situata në Rusi

27/05/2020 13:46

Rastet me koronavirusin e ri (COVID-19) në Rusi kanë arritur në shifrën 370.680, ndërsa numri i vdekjeve në 3.968.

Në një deklaratë nga Qendra e Kontrollit dhe Parandalimit të Infeksionit të Koronavirusit në Rusi thuhet se në 24 orët e fundit me COVID-19 janë infektuar 8.338 persona, ndërsa janë konfirmuar 161 vdekje të reja.

Po ashtu me 11.079 shërime, numri i personave të shëruar nga virusi ka arritur në 142.208.

Në Rusi, rritja ditore e numrit të rasteve nga 2.5 për qind ka rënë në 2.3 për qind. Ndërkohë raportohet se tek 40.8 për qind e rasteve të reja në vend nuk janë vërejtur simptoma.

Në epiqendrën e pandemisë në kryeqytetin Moskë numri i rasteve është ulur në nivelin më të ulët që nga 23 prilli e deri më tani. Me 2.140 raste të reja është rritur në 171.443 numri i rasteve, ndërsa me 73 vdekje në 2.183 numri i vdekjeve. Gjithashtu në qytet janë shëruar 67.458 persona.

– Janë kryer më shumë se 9.4 milionë teste

Në një deklaratë nga Shërbimi i Mbrojtjes së Shëndetit të Njeriut dhe të Drejtave të Konsumatorit në Rusi bëhet e ditur se në vend rreth 296 mijë persona janë nën mbikëqyrje dhe se në 24 orët e fundit janë kryer 255 mijë teste duke e rritur në mbi 9.4 milionë numrin e testeve të kryera deri më sot.

Ndër të tjera në deklaratë thuhet se kryeqyteti Moskë është i gatshëm të kalojë në fazën e parë, madje në fazën e dytë në lehtësimin e masave të marra në luftën kundër pandemisë.

Sipas propozimit të Rospotrebnadzor faza e parë përfshin aktivitetet sportive në ambiente të hapura dhe hapjen e disa dyqaneve të vogla, ndërsa faza e dytë shëtitja familjarisht në rrugë dhe hapja e dyqaneve të mëdha, ndërsa faza e tretë hapja e parqeve, institucioneve të arsimit, hoteleve, kafeneve dhe restoranteve duke zbatuar rregullin e distancimit social.

Në një deklaratë të bërë nga zyra për shtyp e aeroportit Vnukovo të Moskës, thuhet se në aeroport ka filluar pakësimi gradual i masave të marra për shkak të COVID-19. Në aeroport do të vazhdohet të përdoret një terminal i vetëm dhe se tashmë kompanitë brenda në aeroport mund të fillojnë shitjen e biletave. Po ashtu rikujtohet se në aeroport është në zbatim detyrimi për vendosjen e maskave dhe dorezave.

Zhvillimi i COVID-19 në Rusi

Rasti i parë me COVID-19 në Rusi u regjistrua më 31 janar tek 2 shtetas kinezë në rajonet Transbaikal në jug të Tyumen dhe Siberisë. Ndërsa rasti i parë i vdekjes me burim COVID-19 u regjistrua me humbjen e jetës së një gruaje të moshës 79 vjeçare më 19 mars në Moskë. Rusia mbylli kufijtë e saj që nga fundi i marsit dhe me rritjen e pandemisë ajo kaloi në “situatën e përgatitjes së lartë”.

Veçanërisht në Moskë dhe në disa pjesë të vendit u zbatua kufizimi i daljes në rrugë dhe me përjashtim të marketeve dhe farmacive u mbyllën të gjitha dyqanet, restorantet, kafenetë dhe qendrat e argëtimit, kulturës dhe sportit.

Të gjitha masat e ndërmarra për shkak të COVID-19 u vendos të zgjaten deri më 31 maj në Moskë dhe në disa pjesë të vendit. Gjithashtu u bë e detyrueshme vendosja e maskave dhe dorezave në transportin publik përfshirë taksitë, në biznese, markete dhe mjedise të populluara.

Përfshirë kryeministrin Mikhail Mishustin, me koronavirus u infektuan edhe ministri i Ndërtimit, Vladimir Yakushev, ministrja e Kulturës, Olga Lyubimova, ministri i Shkencës dhe Arsimit të Lartë, Valery Falkov dhe disa deputetë në Dhomën e Ulët të Parlamentit rus Duma.

Teksa kryeministri Mikhail Mishustin, dhe ministrat Lyubimova, Falkov dhe Yakushev iu kthyen detyrave të tyre pas shërimit, po ashtu edhe zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov doli nga spitali në të cilin ai u trajtua për COVID-19.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA