“Më parë merrja kokainë në kapakët e tualetit”, deklarata e Robert F. Kennedy Jr. për drogën shkakton reagime të forta dhe thirrje për dorëheqje Qeveria gjermane synon të heqë paralajmërimin për udhëtimin nga 15 qershori për turistët nga 31 vende europiane, nëse zhvillimi i pandemisë e lejon këtë, sipas informacioneve të mediave.
Krahas 26 vendeve partnere në BE, kjo parashikohet të vlejë për Britaninë e Madhe dhe katër shtete të zonës Shengen, jo anëtare të BE, Islanda, Norvegjia, Zvicra, Lichtenshtajn.
Të dhënat janë pjesë e një dokumenti që do të rregullojë kriteret për turizmin brenda europian e që mund të miratohet në mërkurën në mbledhjen e qeverisë gjermane, shkruan dpa.
Por ende ka pyetje të hapura, si për shembull si do të veprohet me vendet e treta, me të cilat ekziston kufizimi i udhëtimit deri në 15 qershor, e mes tyre ka vende që janë shumë më pak të prekura nga pandemia se Gjermania, ku përfshihet edhe Ballkani.
Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maase e shpalli paralajmërimin e udhëtimit në 17 mars, një hap ky unikal.
Deri tani paralajmërimet për udhëtime lëshoheshin vetëm për vende me rrezikshmëri të lartë sidomos në zonat e luftës, Siri apo Afganistan. Heqja e paralajmërimit të udhëtimeve parashikohet të bëhet në kohën e duhur para periudhës së pushimeve të verës. Në dokumentin e Ministrisë së Jashtme thuhet, se qëndrimi orientues është “rigjallërimi i turizmit si për udhëtarët ashtu edhe ekonominë gjermane të turizmit dhe stabilitetin ekonomik të vendeve destinacion”.
Top Channel