Ky është momenti dramatik kur majat e veshura me bar të humnerës së Birling Gap shemben poshtë në det teksa stuhitë dimërore detare kanë shkaktuar rreth shtatë vjet erozion brenda tre muajve.

Disa vizitorë të shokuar qëndrojnë vetëm disa metra larg copave të shkëmbit që thyen në brigjet piktoreske të Sussex në bregdetin lindor britanik.

Mediat vendase raportonin se kësaj fundajve ishte shembur një hapësirë prej rreth 40 metra katrorë në konturin shkëmbor, duke rrezikuar disa nga shtëpitë e pushimit të ngritura prej kohësh aty.

Ekspertët thonin se masa e erozionit ishte “e pamenduar”.

Peter Nixon, i organizatës vendase të panoramës e natyrës tha se pengesat tradicionale të përmbytjeve mund ta përkeqësojë situatën, e cila tashmë mbetet në dorë të ujit që ka nisur të godasë fuqishëm shkëmbinjtë në formë thike.

FOTO GALERI
10/17

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA