Autoritetet lokale në Romë morën një vendim për të ndëshkuar të gjitha ata që hedhin në rrugët pajisjet mbrojtëse të përdorura.
Kështu, ata qytetarë që hedhin në rrugë dorezat dhe maskat e përdorura rrezikojnë të paguajnë një gjobë deri në 500 euro për këtë gjest.Ky është urdhri i lëshuar nga kryebashkiakja e Romës, Virginia Raggi. Këto mbeturina, siç kërkohet nga rregulloret, duhet të hidhen në kosha të veçantë.
“Në këto muaj të një urgjence shëndetësore të lidhur me koronavirusin operatorët tanë ekologjikë kanë treguar në mënyrë të përsëritur se duhet të mbledhin doreza dhe maska të përdorura, të hedhura në tokë nga njerëz të pacivilizuar. Një sjellje e turpshme e cila, falë kësaj dispozite, do të sanksionohet ashpër”, tha ajo.
Top Channel