Britania e Madhe do të rihapë mijëra dyqane dhe qendra tregtare në qershor, njoftoi kryeministri Boris Johnson.

Johnson tha në një konferencë shtypi se plani i qeverisë është të hapë tregjet e makinave dhe sallonet për automobila nga 1 qershori. Duke folur në Downing Street ai gjithashtu tha se duhet të shkohet me hapjen e bizneseve të pavarura nga 15 qershori.

Ndryshe, Departamenti i Shëndetësisë njoftoi për 1.625 raste të tjera Covid-19 ditën e djeshme, hera e parë që vendi ka regjistruar më pak se 2,000 raste pozitive në hapësirën 24 orësh në pothuajse nëntë javë. Shifrat e ndara treguan se 8,800 britanikë aktualisht janë në spital duke u kuruar për koronavirus.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA