TROPOJË- Një person ka mbetur i plagosur me mjetet të forta në Tropojë. Ndërkohë policia ka arrestuar autorin e kësaj ngjarje të rëndë që është kushëriri i të plagosurit.
Top Channel mëson se i plagosuri është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë për shkak të plagëve të marra.
Njoftimi i policisë:
Plagosi kushëririn me mjet të fortë, kapet në kohë rekord autori i ngjarjes.
Më datë 25.05.2020, në fshatin Lekbibaj, rreth orës 20:00, shtetasi V. P., rreth 25 vjeç, banues në Lekbibaj, për motive të dobëta ka plagosur me mjet të fortë shtetasin M. P., rreth 29 vjeç, banues në Lekbibaj.
Falë reagimit të menjëhershëm, veprimeve të shpejta dhe profesionale, efektivët e Komisariatit të Policisë Tropojë kanë bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit V. P., i cili po shoqërohet në Komisariatin e Policisë, për veprime të mëtejshme proceduriale.
I dëmtuari po merr mjekim në spitalin e Tropojës.
Top Channel