
26/02 19:00
Reperi britanik, Swarmz, arriti që të shpëtonte pa lëndime nga aksidenti që pati me “Ferrar”-in 250 mijë paund, pasi u përplas me një autobus në Londër.
Ngjarja ndodhi të dielën dhe makina sportive italiane thuajse u shkatërrua tërësisht, shkruan Shqip.
Reperi i famshëm bëri një postim në “Instagram” ku tregonte se kishte qenë në vendin e ngjarjes kur kishte ndodhur përplasja, por nuk thoshte nëse makina ishte e tij apo ishte dikush tjetër që po drejtonte automjetin luksoz.
Top Channel