Antoneta vendos më në fund se çfarë do bëjë me djemtë në Përputhen

24/05/2020 20:16

Antoneta tashmë i ka idetë e qarta, njëri mes Lulzimit dhe Anduelit mund të jetë partneri i saj i ardhshëm. Ajo ka deklaruar që do të dalë në takim vetëm me këta dy djem, por nëse gjërat nuk shkojnë mirë mes tyre, ka paralajmëruar që do të largohet nga emisioni.

Me kufijtë e mbyllura për shkak të koronavirusit, takimi i saj me Lulzimin ka mbetur pezull. Ndërsa me Anduelin ka zhvilluar dy takime këtë periudhë dhe kanë sqaruar jo pak gjëra mes tyre.

Antoneta ka vendosur për të pritur, derisa të hapen kufijtë për të realizuar një takim të radhës me Lulzimin. Nga ku më pas do të mësohet më shumë rreth të ardhmes së saj në emision por jo vetëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA