Fotot zbavitëse të bletëve të lodhura që i zë gjumi brenda luleve duke mbledhur nektar

22/05/2020 22:48

Shpesherë bletët lodhen duke fluturuar lule më lule për të mbledhur nektar në shportat e tyre, aq sa futen me kokë brenda lules për të fjetur pak.

Me sa duket, ashtu si dhe njerëzit bletëve nuk u mjafton gjumi i natës por kërkojnë dhe një pushim i vogël ditën.

Disa nga tipet më të mëdha e më leshtore të bletëve kanë një shportë për mbledhjen e polenit dhe ndalojnë shpeshherë për të fjetur në lulet e tyre.

Ato punojnë me turne dhe flenë dhe në koshere por kjo nuk i ndalon të bëjnë pushim gjatë punës së tyre.

Sipas studiuesit Brandon Hopkins, i Washington State University, gjumi është i rëndësishëm për bletët pasi i bën të kujtojnë se ku e kanë gjetur nektarin dhe polenin.

Bletët meshkuj qëndrojnë jashtë gjatë natës, shpeshherë në grupe të mëdha, me qëllim të çiftohen me femrat që janë kandidate për të zëvendësuar mbretëreshën, e cila mund të jetë e moshuar.

Femrat e bletëve kryejnë të gjitha punët, kujdesen për mbretëreshën dhe mbledhin ushqimin.

Pa to i gjithë ekosistemi tokësor do të dështonte, kështu që nëse shikoni një bletë që fle në lule, vetëm urojini gjumë të ëmbël.

FOTO GALERI
2/8

Top Channel