Pas 48 ditë qëndrimi në shtëpi Refik Beqiri këtë të hënë i është rikthyer punës.

Ai është shofer në trafikun urban të Prishtinës, i cili ka nisur operimin në fazën e dytë të rihapjes së bizneseve.

Faiki thotë se rreziku nga virusi ekziston por ka marrë të gjitha masat e nevojshme për t’u mbrojtur.

Ai tregon se deri në mesditë nuk ka pasur numër të madh të pasagjerëve.
Hyrja në autobus nuk lejohet pa maskë, derisa brenda duhet të jenë jo më tepër se 20 udhëtarë.

Më të hyr brenda, udhëtarët duhet ta përdorin dezinfektuesin, dhe ulur vetëm tek ulëset pa shirita, në mënyrë që të mbahet distanca.

Po ashtu pagesa e faturës bëhet në distancë.

“Me hapjen e linjave urbane dhe ndër urbane të autobusëve në këtë fazë pajtohen edhe udhëtarët të cilët thonë se është i nevojshëm pasi një numër i konsiderueshëm i bizneseve veçse është hapur…”

Përveç trafikut urban dhe ndër urban, në fazën e dytë janë rihapur edhe transporti hekurudhor, dentistët, fizioterapeutët, gastronomia marrja e pijeve dhe ushqimit me vete, sallonet e ondulimeve, floktarët, galeritë, muzetë dhe qendrat e thirrjeve. /Alberta Hashani/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA