Celine Dion rikthehet në skenë pas sëmundjes së rrallë, këngëtarja rinis koncertet dhe publikon këngë të re
Dy binjaket bukuroshe, Sara dhe Bora Mehmeti, kanë ndërmarrë një fushatë shumë të rëndësishme, në sallonin e tyre të bukurisë.
Ato i vendosin vetulla falso, pa pagesë, personave që vuajnë nga sëmundja e Kancerit apo Alopecisë. Të ftuara në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, motrat zbuluan se këtë nismë e kanë ndërmarrë dhe në të kaluarën. “Biznesi është biznes por në fund të ditës, nuk ka rëndësi vlera monetare nëse nuk bën mirë për të tjerët”, u shprehën binjaket njëzëri.
“Në fakt u suprizuam kur shumë vajza e kishin shpërndarë në rrjetet e tyre sociale, ne kemi vite që e kemi bërë këtë gjë në sallonin tonë, por nuk e kemi publikuar. Ne kemi pesë vite që e bëjmë, kam parë një person para tre vitesh dhe erdhi të bënte vetullat, ndërsa ne i thamë që jo, nuk duam para mjafton vetëm buzëqeshja juaj. Jo nuk ka asnjë histori, nëse ne tani e kemi postuar në “Instagram” dhe më përpara e kemi bërë falas për ta. Biznesi është biznes por në fund të ditës, nuk ka rëndësi vlera monetare nëse nuk bën mirë për të tjerët, u shprehën binjaket.
Top Channel