“Na paguani me buzëqeshjen tuaj”/ Nisma e veçantë e ndërmarrë nga binjaket bukuroshe për të sëmurët me Kancer dhe Alopeci

18/05/2020 20:19

Dy binjaket bukuroshe, Sara dhe Bora Mehmeti, kanë ndërmarrë një fushatë shumë të rëndësishme, në sallonin e tyre të bukurisë.

Ato i vendosin vetulla falso, pa pagesë, personave që vuajnë nga sëmundja e Kancerit apo Alopecisë. Të ftuara në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, motrat zbuluan se këtë nismë e kanë ndërmarrë dhe në të kaluarën. “Biznesi është biznes por në fund të ditës, nuk ka rëndësi vlera monetare nëse nuk bën mirë për të tjerët”, u shprehën binjaket njëzëri.

“Në fakt u suprizuam kur shumë vajza e kishin shpërndarë në rrjetet e tyre sociale, ne kemi vite që e kemi bërë këtë gjë në sallonin tonë, por nuk e kemi publikuar. Ne kemi pesë vite që e bëjmë, kam parë një person para tre vitesh dhe erdhi të bënte vetullat, ndërsa ne i thamë që jo, nuk duam para mjafton vetëm buzëqeshja juaj. Jo nuk ka asnjë histori, nëse ne tani e kemi postuar në “Instagram” dhe më përpara e kemi bërë falas për ta. Biznesi është biznes por në fund të ditës, nuk ka rëndësi vlera monetare nëse nuk bën mirë për të tjerët, u shprehën binjaket.

FOTO GALERI
2/11

Top Channel