Koronavirusi! “Grumbuj” me raste të reja infektimi zbulohen në Francë

18/05/2020 12:21

Rreth 69 persona nga 209 punonjës në një prodhues bujqësor afër Shën Brieuc në Francën veriperëndimore kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, pas një ekzaminimi masiv, sipas autoritetit lokal shëndetësor.

Një punonjës në fabrikën në Brittany u pranua në spitalin lokal më 13 maj, deklaroi autoriteti shëndetësor.

Ndërkohë, 34 të punësuar kanë testuar pozitivë në thertoren Tradivalale në Fleury-les-Aubrays në jug të Parisit. Fillimisht, aplikacioni i gjurmimit të kontaktit të qeverisë franceze shënoi tre punonjës atje për simptoma të mundshme. Një fushatë më e gjerë testimi është duke u zhvilluar tani në fabrikë dhe në disa kompani ndihmëse.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA