Tre fëmijët e tij kanë mama të ndryshme/ Kastro zbulon partneren që do të bëjë fëmijën e katërt

17/05/2020 17:44

Këngëtari Kasto Zizo, është bërë baba në një moshë mjaft të re, vetëm 22 vjeç. Djali i tij sot, Dankan, është 14 vjeç. Gjithashtu këngëtari është baba i një vajze dhe një djali të porsalindur. E veçanta e Kastros, është se të tre fëmijët e tij, kanë mama të ndryshme.

Sakaq, tashmë 36 vjeç, me tre fëmijë, Kastro zbulon se nuk do të ndalet me kaq, por me partneren e tij aktuale Sarën, kanë në plan të sjellin në jetë dhe fëmijë të tjerë. Këtë deklaratë ai e pohoi në një intervistë me gazetarin Ervin Kurti në emisionin “E Diell”.

“Nuk do e mbyll me tre fëmijë jetën time, kisha kështu një milisekonda për t’a mbyllur me Danten. Por kam ndërmend të sjell në jetë dhe fëmijë të tjerë. Nëse njeriu ndihet mirë me personin që don risjell një jetë të re”, u shpreh Kastro.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA