Covid-19/ Të hënën u dorëzuan donacioni prej 4 milion €, Soreca: Javën e ardhshme pjesa tjetër…
15/05/2020 14:37
Të hënën e kaluar Ambasadori i BE-së Luigi Soreca dorëzoi pjesën e parë të donacionit prej 4 milion € Ministrisë së Shëndetësisë për të luftuar COVID19 : 120,000 palë dorashka, 2,000 maska dhe syze mbrojtëse dhe 1000 litra dezinfektues. Më shumë pajisje do të dorëzohen javën e ardhshme.
Lajmin e ka bërë publik vetë Soreca me anë të një postimi në Tëitter ku shkruan “
“Ne duhet të jemi rezistent dhe të disiplinuar në luftën kundër # COVID__19. Të gjithë duhet të respektojmë rregullat në fuqi për të ndihmuar gjithë komunitetin të dalë nga kriza. Bashkimi Evropian do të vazhdojë të ofrojë ndihmë thelbësore për Shqipërinë. Dorëzimi tjetër i pajisjeve është planifikuar javën e ardhshme.” shkruan Soreca.
Top Channel