SHBA/ Efekti i koronës, ekonomina në alarm nga rënia e çmimeve!

14/05/2020 02:30

Çmimet po bien me një nivel shqetësues në Amerikë ku izolimi i koronavirusit vazhdon dhe njerëzit shpenzojnë më pak. Çmimet në shportën e konsumatorit kanë rënë për të dytin muaj rresht në prill, njoftoi Byroja e Statistikave të Punës.

Për këtë periudhë, ato mësohet të jenë tkurrur me 0.8%, ulja më e madhe sezonale që nga dhjetori 2008.CNN e quan këtë një rënie alarmante, të tërhequr kryesisht nga rrudhja e çmimit të karburantit dhe energjisë. Por, edhe duke përjashtuar ushqimin dhe energjinë e paqëndrueshme, çmimet përsëri ranë me 0.4%.

Kjo është rënia më e madhe mujore në të ashtuquajturin indeksi kryesor i çmimeve të konsumatorit që nga koha kur BLS filloi gjurmimin e të dhënave në 1957. Rënia e çmimeve mund të duket si një gjë e mirë, por ekonomistët thonë se deflacioni – e kundërta e inflacionit – do të ishte një lajm shumë i keq.

Shqetësimi është se rënia e çmimeve mund të shkurajojë prodhimin e më shumë njerëz të humbin vendet e punës. Në vend kanë pësuar rënie edhe çmimet e rrobave, makinave dhe ato të udhëtimeve me avion. Duket se janë reduktuar po kështu edhe shpenzimet për pushime, pasi me situatën e krijuar, amerikanët po tregohen më të kujdesshëm me paratë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA