Po planifikonin sulme gjatë Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, autoritetet turke arrestojnë 117 anëtarë të dyshuar të Shtetit Islamik pas bastisjeve në Stamboll
Disa pamje të fëmijëve francezë që ruanin distancën sociale teksa luajnë në kopshtin e tyre, kanë tronditur publikun.
Të vegjëlit shihet që ulen të vetmuar në oborrin e lojës, secili në ‘kutitë e tyre të izolimit’, në një sinjal se ky mund të jetë fati i fëmijëve në të gjithë Evropën kur të rikthehen në shkolla.
Fëmijët në qytetin verior Tourcoing, pranë kufirit belg mbaheshin larg njëri-tjetrit në zona të shënuara me shkumës.
Tre dhe katër vjeçarët u rikthyen në kopësht pas dy muaj pushimesh, teksa qeveria ka zbutur kufizimet e koronavirusit.
Mësuesi dhe historiani vendas Laurence De Cock shkruante: “Kjo nuk kapërdihet, kjo s’mund të quhet as shkollë as kopësht”.
Ndërsa Lionel Top, gazetari i rrjetit BFM shpejgonte: “Për të respektuar distancën dhe njëkohësisht për t’u zbavitur, mësuesit vizatuan katrorë në tokë. Fëmijët luanin, kërcenin dhe qeshnin bashkë, por nga katrorët e tyre. Kjo nuk konsiderohet si dënim”.
Të tjerë komentues e quanin idenë “absurde” ose “e dalë nga një film horror”.
Zëdhënësi i ministrisë franceze të arsimit tha se nuk kishte udhëzime të tilla specifike për mësuesit, por secili mund të përdorte mënyrat e veta për sigurinë e fëmijëve.
Top Channel