Për Ministrinë e Brendshme kapja e personave me rrezikshmëri kërkon muskuj dhe jo mendje, kërkon përgatitje fizike dhe rini ndaj dhe 55-vjeçarët që i kanë shërbyer dhe po i shërbejnë policisë nuk kanë për çfarë ti duhen më.

Në relacionin ku shpjegohen shkaqet e pensionit të parakohshëm thuhet
Shkalla e vështirësisë në punë e punonjësve të policisë së shtetit është më e lartë se e punonjësve të institucioneve të tjera, pasi ata përballen çdo ditë me elementë kriminalë, kryejnë veprim policore me rrezikshmëri të lartë për jetën dhe shëndetin e tyre si ndalime arrestime, kapje të personave të kërkuar dhe operacione policore që kërkojnë jo vetëm përgatitje të lartë por edhe një moshë relativisht të re
Në dokumentin shpjegues përdoret po ashtu si argument policia e perspektivës që sipas kalkuluesve brenda tre viteve do jetë me moshë mesatare 44-vjeç.

Por jo vetëm kaq, flitet për dëshmorët dhe ata që i dhanë fund jetës pas ndërprerjes së karrierës.

Nga viti 1991 dhe në vazhdim kanë humbur jetën në krye të detyrës 223 punonjës policie dhe plagosur 248. Gjatë këtyre viteve ka edhe punonjës policie të vrarë apo të plagosur pas ndërprerjes së karrierës nga elementë kriminalë, që janë vetvrarë apo kanë pësuar trauma të rënda psikike për shkak të kryerjes së detyrave të vështira dhe specifike duke sjellë paaftësinë e tyre për punë në policinë e shtetit në një moshë relativisht të re.

Nëse ky projektligj votohet në parlament llogaritet që për tre vitet e ardhshme të dalin nga policia 1080 efektive që kanë mbushur 55 vjeç dhe 30 vite punë. pavarësisht pensionit të parakohshëm çdo vit ata janë të detyruar ti binden shefave dhe për 700 orë të angazhohen në detyrë, në të kundërt humbasin pensionin. Ky status i dyfishtë edhe ne pension edhe në varësi të shefave shikohet me dyshime nga kreu i sindikatës së policisë

“Në rastin konkret kur ky i ndërpret marr%dhëniet e punë nuk ka më ndonjë detyrim, pasi puna rregullohet me kontratë, në rastin konkret nëse ndodh kështu është sikur gjykata ta dënojë policin të punojë falas me punë në komunitet”.

Problematike komentohet nga Fishta edhe fuqia që i jepet shefit që vlerëson se kush është më i ri dhe kush jo.

“Rasti i dytë kur thotë ose me propozim të titullarit, kjo e kthen policin nga një qenie shoqërore në mall, sepse ja heq të gjitha kompetencat dhe e le në varësi të titullarit, është abuzive dhe antikushtetuese , por edhe në shkelje të ligjit të policisë së shtetit”. /Anila Hoxha/

Top Channel