Për shkak të emergjencës Covid-19, festivali ndërkombëtar “Eurovision” erdhi në Youtube me një finale të quajtur “Eurostream 2020”.

Në platformën e “Eurostream 2020” u prezantuan këngët konkurruese dhe u shpall një fitues, i cili nuk është fituesi zyrtar i këtij festivali.

Këngëtarja shqiptare Arilena Ara përfaqësoi vendin me audion e këngës “Fall from the sky” në natën e dytë të festivalit, në pamundësi për ta përgatitur në kohë videoklipin.

Shqipëria arriti të kualifikohej në finale dhe u rendit në vendin e fundit me 63 pikë, 26 pikë nga juria dhe 37 pikë nga televotimi.

Ndërkohë, fituesi i “Eurostream 2020” u shpall grupi “Daði og Gagnamagnið”, përfaqësues i Islandës me këngën “Think about things”.

Në 5 vendet e para janë renditur Islanda, Lituania, Rusia, Suedia dhe Belgjika.

Nuk dihet nëse Arilena do të na përfaqësojë sërish vitin tjetër në “Eurovision”, apo vendi do të zgjedhë një tjetër përfaqësues.

FOTO GALERI
4/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA