Policia saudite tërheq në rrugë burrin e përlotur që kërcënoi se do të protestonte

12/05/2020 18:03

Disa pamje shokuese tregonin sot atë që raportohej se ishte një burrë egjiptian duke u tërhequr zvarrë nga policia në Arabinë Saudite, pasi kishte kërcënuar se do të protestonte sepse nuk e lejonin të kthehej në shtëpi.

Skenat e rënda u regjistruan pasi personi, ende i paemëruar nga autoritetet, tha se do të protestonte para ambasadës egjiptiane në kryeqytetin saudit Riad, pas disa javë tentativash për t’u kthyer nëvendin e tij.

Burri që shihet duke qarë, tërhiqet nga këmbët prej oficerëve sauditë gjatë arrestimit të tij. Mes të tjerave ai dëgjohet që thotë: “Betohem pë Zotin, nuk e bëra me qëllim”.

Mediat vendase thonin se burri kishte postuar video në rrjetet sociale ku kërcënonte të përsëriste protestën e egjiptianëve para ambasadës në Kuvajt, duke kërkuar riatdhesimin e tyre.

Edhe policia e Kuvajtit e kishte shpërndarë protestën e egjiptianëve të bllokuar atje. Disa media thanë se ata përdorën gaz lotsjellës.

Në Arabinë Saudite ka një numër të madh punonjësish të huaj që vazhdimisht kanë raportuar se janë bllokuar pa mundësi kthimi në vend prej kufizimeve të pandemisë COVID-19.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA