Koronavirusi i ndau në dy shtete të ndryshme, ish-banori i Big Brother rrëfen marrëdhënien me gruan

11/05/2020 19:26

Të ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishin çifti Damiano dhe Sara Agalliu.

Damiano u bë i njohur me pjesëmarrjen e tij në “Big Brother Albania 9”. Çifti prej një viti janë të martuar, por koronavirusi i ka ndarë në dy shtete të ndryshme. Damiao ndodhet në Suedi, ndërsa Sara në Shqipëri.

Ata shprehen se komunikojnë gjatë gjithë kohës me njëri-tjetrin. Megjithatë, i mungon afërsia fizike. Ndërkaq, të ngacmuar dhe nga Bieta, se kur zihen më shumë kur janë pranë apo larg. Çifti u shpreh se kur janë larg, sepse kur janë pranë gjërat sqarohen. Por pohuan se zënkat e tyre gjatë kësaj periudhe nuk kanë qenë të shumta.

“Ne zihemi më shumë kur jemi larg. Sepse gjërat keqkuptohen, kur shkruan nuk është njësoj kur je përballë. Një shkrim keqkuptohet ndërsa kur je ballë për ballë, kur e thua një fjalë kuptohet që nuk është me të keq, nga mimikat. Por zënkat tona nuk kanë qenë të shumta”, u shpreh Damiano.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA