Emrat+foto/ Nipi përdori banesën e dajës për kultivim kanabis, arrestohen dy të rinjtë në Kuçovë

11/05/2020 19:05

Kuçovë- Dy persona kanë rënë në prangat e policisë për shkak se janë kapur duke kultivuar bimë narkotike.

Në pranga kanë rënë dy kultivuesit e bimës narkotike: Gerald Gjika (Klevis Sina), 30-vjeç dhe Gentjan Bilishi, 37-vjeç, të dy banues në lagjen 1 Maji në qytetin e Kuçovës.

Ata janë arrestuar në kuadër të operacionit të koduar “Diga” ku u sekuestruan edhe 100 kubikë kanabis në një banesë te pa banueshme në fshatin Demollarë në Kuçovë.

Blutë e Kuçovës ishin njoftuar se dy të arrestuarit merreshin me kultivimin e bimëve narkotike dhe banesa e vjetër  ku u gjetën 100 kubikët me kanabis ishte në pronësi të dajës së Geraldit, i cili  jeton në Greqi. Fakti që banesa e dajës se Geraldit ishte bosh dhe për të kujdesej  vetë nipi i tij Geraldi që ka favorizuar të rinjtë për ta përdorur banesën për kultivim të bimëve narkotike.

Materialet proçeduariale në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat,për veprat penale: “Kultivim i bimëve narkotike” e kryer në bashkëpunim,parashikuar nga Nenet 284 dhe 25 të Kodit Penal.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA