Britani, tejkalon shifrën 32 mijë numri i të vdekurve nga koronavirus
11/05/2020 16:35
Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri në Britaninë e Madhe është rritur në 32.065, me një rritje prej 210 në 24 orët e fundit.
Sipas të dhënave të publikuara në rrjetet sociale të Ministrisë së Shëndetësisë së vendit, në 24 orët e fundit në vend janë shënuar 210 vdekje, duke e çuar numrin në 32.065.
Me 100.490 teste në 24 orët e kaluara, numri i testeve në Britani ka arritur në 1.921.770, kurse deri në tani janë konfirmuar 223.060 raste me COVID-19, me një rritje prej 3.877.
Top Channel