Koronavirusi po bën që shumë qytete të marrin një pamje të re

10/05/2020 22:16

Koronavirusi ka bërë që shumë vende  të marrin një pamje të re. Tashmë shumë qytete kanë filluar të lëvizin në këtë drejtim dhe po fillojnë t’i mbyllin rrugët që shfrytëzoheshin nga makinat dhe po i shndërrojnë ato në korsi të përshtatshme për biçikleta. Po ashtu në disa qytete po zgjerohen trotuaret për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve të ruajnë distancimin social.

Në Kaliforni të SHBA-ve, pothuajse 10% e rrugëve kanë qenë të bllokuara, ndërsa në Bogota të Kolumbisë, janë hapur mbi 60 kilometra korsi të përkohshme për biçikleta. Ndërkaq, nga kjo situatë pritet të përfitojë natyra, sepse reduktimi i makinave do të bëjë që ajri të jetë më i pastër.

Pra siç po thuhet gjerësisht nga shumë lidera botërorë, deri në zbulimin e vaksinës do të na duhet që të bashkëjetojmë me këtë pandemi.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA