Itali/ Numri më i ulët i vdekjeve që nga 9 mars, ulje drastike edhe rastet e reja

10/05/2020 18:15

Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me Koronavirus. Numri i viktimave ka shkuar në 30560, që do të thotë janë 165 viktima në 24 orët e fundit.

Rastet të reja janë 802 duke e çuar në 219070 numrin total të të prekurve. Numri i të shëruarave ka shkuar në 105186, ndërsa 1027 janë në gjendje kritike.

Numri i rasteve aktive është 83324 ndërsa, numri i të vdekurve në të gjithë botën ka shkuar në 281624.

Sot është shënuar numri më i ulët i vdekjeve që prej datës 9 mars si dhe rastet e reja kanë qenë më të ulëtat që prej datës 6 mars.

FOTO GALERI
8/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA