Dita e fundit e karantinës për banorët e Korçës do të mbahet mend edhe si e diela e piknikut.
Një ditë para se për Koracën të nisë lehtësimi i masave si zonë e gjelbër, banorët e këtij qyteti përfituan nga fasha orare e liridaljes dhe ju drejtuan kodrave të qytetit duke organizuar piknikët tradicionalë me familjen.
Dikush me zgarë me vete e të tjerë me ushqime të përgatitura nga shtëpia, pikniku me gatimet tradicionale dhe argëtimi në natyrë ishin zgjedhja kryesore e familjeve apo të rinjve.
Pas javëve të gjata të karantinimit natyra dhe koha me familjen janë një mënyrë e mirë për t’iu rikthyer normalitetit por ajo që është më e rëndësishme për të mos u lënë jashtë vëmendjes është kujdesi që duhet të tregojë secili prej nesh.
Top Channel