Covid-19/ Lajmi i mirë nga Ministria e Shëndetësisë: Ja sa persona janë shëruar

10/05/2020 11:17

TIRANË- 75% e të prekurve me Covid-19 në Shqipëri janë shëruar. Lajmin e mirë e ka dhënë ministria e Shëndetësisë gjatë komunikimit të përditësimit të të dhënave, ku ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vend janë shëruar 23 persona.

Megjithatë rastet e infektimit me Covid-19 në krahasim me ditën e djeshme janë dyfishuar pasi sot janë shënuar 12 raste.

Më pak se 15% e te prekurve aktivë po marrin trajtim në spitalet Covid, pjesa tjetër ndiqet nga mjeku i familjes.

Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 868 qytetarë. Prej tyre 650 qytetarë ose rreth 75% janë shëruar. Në të gjithë vendin aktualisht janë 187 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër, Kamëz.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA