Për familjen mbretërore britanike, këto ditë thjesht nuk ka qetësi.

Ende pa u fashitur mirë tronditja që shkaktoi shkëputja e princit Harry dhe bashkëshortes së tij, Meghan Markle, për “mbretërorët” mbërrin një shqetësim tjetër: një dokumentar që thuhet se po përgatitet nga Netflix në lidhje me Princeshën Diana, e që duket se do të zbulojë pjesët më të errëta të jetës së saj.

Si Harry, ashtu edhe William janë acaruar shumë nga kjo ide. Dokumentari me katër pjesë mësohet se do të mbulojë “ betejat e saj të shëndetit mendor, çrregullimet me të ngrënin, martesën e palumtur me Charles-in dhe fëmijërinë e dhimbshme”. Sipas The Sun, ai do t`i japë zë gjithashtu pretendimeve se Diana kishte tentuar katër herë vetëvrasjen.

“Familja mbretërore do të refuzojë të bëhet pjesë e gjithë kësaj. Dy princat janë veçanërisht të zemëruar. Për Harry-n ishte shqetësuese edhe sepse ai ka punuar me Netflix. Në një kohë kur familja kishte marrë një goditje nga largimi I tij dhe bashkëshortes, ky nuk është aspak një moment I mirë”, thonë burime te brendshme. DSP, kompania televizive që po punon për projektin, pohon se ai është ende në fazat e hershme dhe se nuk është vendosur përfundimisht nëse gjigandi I filmave do ta pranojë ose jo.

FOTO GALERI
16/16

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA