Dhanë deklarata të rreme pas të shtënave me armë ndaj një emigranti venezuelian, pezullohen nga detyra dy agjente të ICE
Tre fëmijë tepër të talentuar duket se kanë pushtuar dëborën në alpet austriake.
Carolin dhe Patrick Schreiber kanë qenë gjithmonë të dashuruar pas dëborës – dhe duket se pasioni në fjalë ka përfshirë edhe fëmijët e tyre. Ata i kanë mësuar fëmijët se si të rrëshqasin në dëborë nga lartësi të mëdha, në malet austriake.
I vogli Lumi, shtatë, Martti, katër vjeç dhe Peppa, vetëm një, të gjithë posedojnë aftësi të jashtëzakonshme. Familja, nga Gjermania, kthehet rregullisht në vendlindjen e babit Patrick në Kartitsch, Tirol, Austri, për t’u argëtuar.
Peppa e vogël ka një vetëkontroll të paparë mbi bordin. Mamaja Carolin, 38, e cila ka nisur të bëjë ski që kur ishte dy vjeçe, rrëfen:
“Këmbëngulja ishte thelbësore për t’i mësuar ata se si të endeshin në dëborë.”
Top Channel