Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç mbrëmë deklaroi se ekzistojnë dy data për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare dhe lokale në Serbi, ato janë më 14 ose 21 qershor, ndërsa gjendja e jashtëzakonshme mund të hiqet të enjten, më 7 maj, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ai për televizionin “Pink” tha se data e zgjedhjeve në Serbi do të përcaktohet pas konsultës me palët që dëshirojnë të marrin pjesë në zgjedhje.
Vuçiç tha se do të marrin sqarim nga Ministria e Mbrojtjes dhe pas kësaj me kryeministren dhe kryetaren e Kuvendit më 6 maj duhet të nënshkruajë heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme, që duhet t’i dërgohet Kuvendit të Serbisë dhe shpreson se nga e enjtja, më 7 prill nuk do të ketë gjendje të jashtëzakonshme.
Top Channel