24/11 09:50
Për 2 vite me radhë Drake e mbajti të fshehtë faktin se është baba i një djali.
Por disa javë më parë, reperi vendosi t’a ndajë me të gjithë sekretin e tij.
33 vjeçari publikoi foto të vogëlushit Adonis në muajin mars, së bashku me mamanë Sophie Brussaux.
E së fundmi, Drake është prononcuar për “Young Money Radio” se ndjehet shumë mirë që më fund e ndau me të gjithë botën lajmin.
“Ishte e mrekullueshme për mua t’a ndaja me të gjithë botën. Thjesht u zgjova një ditë dhe mendova “E di çfarë? Kjo është diçka që unë dua t’a bëj!” u shpreh ai.
Top Channel